July 23, 2024
Sport

“Trajneri më donte, por kishte presion nga udhëheqësia, e cila dëshironte Vardar pa shqiptar!”, Mensur Nexhipi rrëfen një moment të padëgjuar deri tani (VIDEO)

Mensur Nexhipi flet për Granit Xhakën: Lojtar i rrallë, bën pasime pa gabime! (VIDEO)

Legjenda e futbollit shqiptar, Mensur Nexhipi, në një intervistë për emisionin “Goli i Europianit” në Open-TV ka rrëfyer një moment të padëgjuar deri tani.

Nexhipi zbulon se si në kohën kur luante për Vardarin ka qenë i padëshiruar nga udhëheqësia e klubit, ndonëse trajneri e kishte dashur në ekip.

“Trajneri më donte, por kishte presion nga udhëheqësia, e cila dëshironte Vardar pa shqiptar! Më thonin pse s’po shkon në ekipet kosovare”, thekson mes tjerash Mensur Nexhipi në emisionin “Goli i Europianit” në Open-TV.