Rajon - Botë

SHBA bllokon qiellin e Ukrainës, “blindon” rusët nga ajri

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar në Ukrainë qindra raketa anti-mjeteve fluturuese. Lajmin e bën të ditur për CNN “një burimi nga Kongresi i informuar për këtë çështje.”

Në fillim të këtij viti, SHBA-të u dhanë dritën jeshile vendeve baltike, përfshirë Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë, për të dërguar armatime të prodhuara nga Amerika në Ukrainë, duke përfshirë edhe raketat Stinger.

Por deri më tani administrata e Biden-it nuk i kishte dhënë në mënyrë direkte Ukrainës Stinger-a, ndërsa kanë dërguar lloje të tjera armësh.

Disa anëtarë të Kongresit kanë kërkuar prej muajsh që raketa shtesë Stinger të dërgohen në Ukrainë pasi ukrainasit kanë bërë vazhdimisht kërkesë për më shumë armë nga SHBA, duke përfshirë armët kundërajrore dhe anti-tank.

Sekretari amerikan i Shtetit, Tony Blinken u tha gazetarëve të mërkurën se në këtë kohë Ukraina është ende në gjendje të marrë “pajisje jetike