July 22, 2024
Rajon - Botë

Shaip Kamberi “pensionoi” Shqiprim Arifin?

Kuvendi i Alternativës për Ndryshim (APN) në Luginë të Preshevës zgjodhi për kryetar Visar Memetin, i cili zëvendëson në këtë detyrë Shqiprim Arifin. Ndryshimi vjen pas zgjedhjeve parlamentare ku APN mori shumëfish më pak vota se Lista e Shaip Kamberit.

“Duke nisur sot një kapitull të ri, vizioni ynë me Alternativën për Ndryshim si udhërrëfyes, ka parime që na kanë udhëhequr deri më sot. Besnikëria ndaj vlerave thelbësore që identifikojnë Alternativën për Ndryshim mbetet e palëkundur dhe e pandryshueshme. Si kryetar i Alternativës, zotohem të vazhdoj politikat vizionare për vendin me të cilat është hedhur themeli i subjektit tonë politik”, deklaroi Memeti.

Për Zëvendëskryetar u zgjodh Levent Qazimi. Sekretar gjeneral i Alternativës për Ndryshim u zgjodh Mendurim Presheva.

Kuvendi Zgjedhor për mandatin e ardhshëm zgjodhi si nënkryetar:
Almin Shaqirin, Amir Latifin, Gentiana Beluli, Rexhije Ismajli dhe Rahim Rahimin/ INA