Maqedoni

Shahpaska: Personat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë gjatë valës së nxehtë

Për shkak të nxehtësisë ekstreme, MPPS u dërgoi një letër të gjithë punëdhënësve, si publik ashtu edhe privat, për të ndjekur rekomandimet për personat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna që të mos shkojnë në punë gjatë valës së nxehtë, tha Ministrja e Punës dhe Politikave Sociale, Jagoda Shahpaska në “Vin-Vin”.

Ajo deklaroi se ata si një ministri janë përgjegjëse për zbatimin e ligjit dhe sigurinë dhe shëndetin në punë.

“Shërbimet e inspektimit janë në lëvizje dhe ne do të reagojmë nëse të drejtat e punëtorëve nuk respektohen. Mendoj se askush nga punëdhënësit nuk do të guxonte të vinte në rrezik shëndetin e qytetarëve, sepse tani ne po dalim nga një periudhë e vështirë për shkak të krizës me coronavirus”, shtoi Shahpaska.

Nxehtësia tropikale që ka prekur vendin ku sot dhe nesër temperaturat arrijnë në 40 gradë celsius në rajonin juglindor, kështu që është aktivizuar faza portokalli, ndërsa në rajonin e jugut të Vardarit niveli i kuq rreziku.