Lajmet e reja

‘Sfida’ e re në TikTok i merr jetën 16 vjeqares në Francë

Një 16 vjeqare në Francë ka ndërruar jetë pasi që e ka bërë një “sfidë” në TikTok të quajtur “Loja e Shallit” e cila është një version i lojës së më hershme të quajtur “Blackout Challenge” e cila po ashtu ka shkaktuar disa viktima.

Christy Chibale Dominque Glayor Gayle e cila ishte me prejardhje nga Kongo ishte në shtëpi kur e provoi lojën e rrezikshme e cila të detyron ta shtrëngosh fytin me ndonjë robë deri sa të bie të fikët.

Kohët e fundit në video platformën TikTok janë përhapur trendë të rrezikshme dhe nuk është hera e parë që këto trende shkaktojnë viktima.

Në verën e vitit të kaluar vajza të moshës së Gayle kanë ndërruar jetë në Argjentinë dhe Britani ku përdoruesit e rinj kanë rënë pre e “sfidave” të krijuara për të tërhequr vëmendjen dhe për të shtuar ndjekësit.

TikTok është duke u ballafaquar me padi në SHBA pasi që 2 vajza nga Kalifornia kanë varur vetën aksidentalisht duke tentuar ta kalojnë me sukses këtë “sfidë”.

Për këtë ngjarje ka shkruar gazeta amerikane The New York Post e cila e ka raportuar incidentin dhe i ka kërkuar TikTokut përgjigje por kompania kineze ka refuzuar të komentojë.