July 27, 2024
Lajmet e reja

Duel i zjarrtë në Uembli: Çellsi-Man. Siti

Në stadiumin”Uembli” skuadra e Çellsit do të sfidojë Man. Sitin në një ndeshje ku do të përcaktohet finalistja e parë e këtij edicioni. Skuadra e Pep Guardiolës është favorite për të avancuar më tej ndërkohë që të dyja skuadrat vinë në këtë sfidë pas kualifikimit për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

“Qytetarët”, synojnë të bëjnë poker trofesh në këtë sezon dhe deri tani i kanë të gjitha letrat në rregull për t’ia dalë ndërkohë që Çellsi shikon te “FA Cup”, mundësinë e vetme për të fituar diçka në këtë edicion. Parashikohet një duel i zjarrtë në “Uembli” në orën 18:30 kjo edhe për faktin se luajnë dy nga skuadrat që kanë fituar më shumë në Angli në 5 vitet e fundit.