Sezoni i ri turistik me autostradë të pandërtuar
Alsat
Menu
Switch skin
Sezoni i ri turistik me autostradë të pandërtuar
Sezoni i ri turistik me autostradë të pandërtuar
s I03.03.2024 349 1 minute read
Gazetar: Miki Trajkovski
– Advertisements –
Në prag të sezonit të ri turistik, mysafirët në rajonin e Ohrit dhe Strugës do të udhëtojnë edhe një herë në autostradë të pluhurosur dhe të pandërtuar pavarësisht aktiviteteve ndërtimore. Të njëjtën situatë do ta shohin edhe ata që do të mbërrijnë me avion, sepse udhëtimi për në Ohër duket si punishte. Sektori i turizmit ankohet se gati dhjetë vite shteti i turpëron para mysafirëve të huaj. Disa vetë kanë qenë dëshmitarë të ndërtimit të ngadalshëm të infrastrukturës rrugore.
“Vëmendje e veçantë duhet kushtuar nga aeroporti i Ohrit deri në seksionin e qytetit. Duhet të mbarojë në kohë sepse nuk dimë më çfarë t’u themi turistëve. Ka mysafirë që kanë qenë këtu para 4-5 viteve dhe vijnë përsëri dhe kur u themi se është në ndërtim e sipër, thonë – mirë, kjo po ndërtohej kur ishim para 4-5 viteve. Kjo histori po përsëritet”, tha Jakim Malenko- punonjës turistik.
Nëpërmjet pluhurit dhe makinerive të ndërtimit, në Ohër mbërrijnë edhe mysafirët që vijnë për pushime me fluturime çarter nga Polonia, Holanda, Belgjika, Anglia dhe vende të tjera. Zëvendës- kryetari i Ohrit akuzon vetë pushtetin qendror se i ka shkaktuar dëm turizmit.
“Karakteristika kryesore e tyre është mosfunksionimi dhe janë ekspertë në anekset e kontratave për të rritur çmimin nga 374 milionë në mbi 600 milionë euro. Për zgjatje i vunë vetë afatet, i thyen vetë. Kaluan dy mandate dhe nuk arritën ta përfundonin. Nuk kanë realizuar as 20% ndërtim shtesë…”, u shpreh Perço Bozhinoski- zëvendës- kryetar i Ohrit.
Autostrada Kërçovë-Ohër filloi të ndërtohet në vitin 2014. Deri më tani janë tejkaluar disa afate. E fundit ishte 31 dhjetori i vitit 2023. Pasi qeveria mori vendim për shtyrje të re të afatit, nuk vendosi të shpallë datë të re deri në të cilën do të përfundonin punimet.