May 16, 2024
Kosovë

“Sërish vjen marsi” këndohet në Kuvendin e Kosovës

“Sërish vjen marsi”, po interpretohet në Kuvendin e Kosovës nga këngëtari Ilir Shaqiri.

Kjo po ndodhë në seancën solemne për nder të 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

5 marsi i vitit 1998 shënon fillimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari.

Në datat 5, 6 dhe 7 mars u vranë mbi 50 persona në fshatin Prekaz, prej tyre, fëmijë, gra e pleq.