May 3, 2024
Kolumna

Serbia po krijon krahun ushtarak të projektit të saj “Ballkani i Hapur”, shtatori do të sjellë shumë të papritura!

Shkruan: Emin Azemi

Serbia po planifikon të ndërtojë një objekt të rëndësishëm strategjik në territorin e një shteti tjetër, konkretisht një aeroport të madh ndërkombëtar në qytetin e vogël të Trebinjës, pa e pyetur atë shtet dhe patur lejen e atij shteti, që është Bosnje-Hercegovina.

Defakto kjo mund të quhet pushtim nga Serbia i territorit të Bosnje-Hercegovinës. Për aeroportin, Serbia ka bërë marrëveshje të paligjshme me një entitet separatist si “Srpska Republika” dhe me këtë Serbia po nxiton të krijojë edhe krahun ushtarak të projektit të saj të “Ballkanit të hapur”.

Lexo Edhe:
Skandal diplomatik: Mali i Zi i referohet Kosovës me fusnotë
Merkeli do ta vizitojë Serbinë, Vuçiq: Nuk përparohet nëse e ke Gjermaninë kundërshtare
Ekspertët kroatë shprehen se në funksion të qëllimit ushtarak pista e aeroportit të Trebinjes është projektuar të jetë më e gjatë se pista e aeroporteve ndërkombëtare të Zagrebit dhe të Beogradit, dhe e skicuar posaçërisht për pritjen e aeroplanëve të mëdhenj rusë të transportit ushtarak “Antonov”.

Është ko strategji ushtarake serbe, e mbështetur nga Rusia, që çon në shpenzimin e një shume kolosale parash për ndërtimin e një aeroporti të madh ndërkombëtar në Trebinje, që do të jetë pronë e Serbisë dhe do të drejtohet prej saj. Praktikisht Serbia po ndërton një bazë ajrore për forcat ushtarako-ajrore serbe dhe ruse.

Deri më tani nuk ka ndonjë reagim të fuqishëm nga Brukseli dhe Washingtoni. Ky i fundit është i zënë me operacionin e tërheqjes së forcave amerikane nga Afganistani, kurse Rusia dhe po e shfrytëzon këtë kaos për të realizuar synimet e veta në Ballkan.

Ky është edhe një argument plus që politikanët kryesorë në Tiranë dhe në Prishtinë sa më parë duhet të mblidheh dhe të ndërtojnë një strategji antihegjemoniste që vjen nga Moska e Beogradi.

Shtarori do të sjellë shumë të papritura, por politikanët e Prishtinës duhet tash e tutje më tepër të qëndrojnë në Washington se sa në Kosovë.

Ndërkohë ende nuk jemi në dijeni nëse Edi Rama do të merr pjesë në inaugurimin ekësaj baze ajrore serbo-ruse, apo do të vazhdojë të merret me ‘kinse patriotët’ që do ta kundërshtojnë këtë këtë projekt ushtarak?!