October 4, 2024
Kosovë

Serbia e shqetësuar, Turqia nuk po i shet, por po i dhuron armatim Kosovës

Sekretari shtetëror i Mbrotjes në Serbi Nemanja Staroviq, po pretendon se Serbia përmes shërbimeve të tyre informative ka siguruar informacione se Turqia po i fal armatim Kosovës, si dronë, sistemi anti-tank, e mortaja.

Staroviq tha se lidhur me këtë i kanë dërguar notë proteste ambasadorit ambasadorit turk.

“Ne e kemi ndjekur të gjithë procesin intensivisht. Agjencitë tona që janë përgjegjëse për këtë kanë raportuar te udhëheqja shtetërore në detaje gjatë disa muajve, për gjithçka që po ndodh. Dhe, natyrisht, në përputhje me këtë, duke i përdorur kanalet diplomatike, i kemi paralajmëruar përfaqësuesit turq se çka po ndodh është absolutisht e papranueshme. Natyrisht, ata flasin për faktin se bëhet fjalë për një lloj marrëveshje tregtare, për shitjet”, tha ai në RTS shkruan Kosovo-Online përcjell Klankosova.tv

Sipas tij, ato janë armatime të cilat nuk i lejohen FSK-së t’i posedojë.

Sekretari i Mbrojtjes në Serbi thotë se buxheti i ndarë për ushtrinë e Kosovës nuk mund t’i përballojë blerjen e dronëve turq, prandaj thotë se janë të sigurt se bëhet fjalë për donacion.