Serbi, Vuçiq shpalli fitore, opozita kërkon anulimin e zgjedhjeve
Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve të cilat i fitoi Partia Progresive Serbe.
“Duke pasur parasysh se më shumë se 40.000 persona pa vendbanim të ligjshëm u sollën në Beograd në mënyrë të organizuar për të mbështetur listën e SNS-së, e cila ndryshoi në mënyrë drastike vullnetin elektoral të qytetarëve të Beogradit, ne kërkojmë anulimin e zgjedhjeve në qytetin e Beogradit dhe përsëritja e votimit për Kuvendin Komunal”, ka thënë ky koalicion, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjell Klan Kosova.
Ata po ashtu kanë kërkuar që lista zgjedhore të pastrohet, teksa në anën tjetër SNS-ja e ka mohuar të ketë ndikuar në vullnetin e qytetarëve gjatë këtyre zgjedhjeve.
Të dielën në Serbi u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale dhe krahinore ku 57.6 për qind ishte dalja e qytetarëve në votim.