May 25, 2024
Maqedoni

Një person nga Kumanova dyshohet se e ka goditur me veturë një këmbësor në Çair

MPB lajmëron se më datë 16.12.2023 në ora 19:30 në SPB Shkup, është raportuar se në rrugën “Cvetan Dimov”, automjeti i udhëtarit “Volkswagen Golf” me shenja të Kumanovës, i drejtuar nga B.S.(35) nga fshati Llopat, Kumanovë, ka goditur këmbësorin S .O.(26) nga Shkupi.

Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori S.O., i cili është diagnostikuar në Klinikë “Nënë Tereza”.

Në vendin e ngjarjes e ka kontrolluar ekipi i SPB Shkup.