Serbët fillojnë me sulme terroriste, sulm me granatë në Zveçan dhe zjarr në Zubin Potok
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për zjarrin që është shkaktuar nga serbët në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok dhe sulmin në Sveçan. Sipas tij këto janë akte kriminal me elemente terroriste, njofton Klankosova.tv.
“Këto veprime kriminale tregojnë më së miri se çfarë do të ndodhte në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak nëse nuk do të kishim praninë e njësive speciale për të garantuar rend dhe siguri.” shkroi Sveçla në një postim në Facebook.
Ai tutje ftoi qytetarët në veri që të respektojnë ligjet dhe të mos dirigjohen apo manipulohen, sipas tij, nga ata që mbijetojnë politikisht vetëm falë tensioneve