Selmani: Alternativa nuk hyn në Qeveri vetëm për disa poste ministrore, do të dojë të sjellë diçka të re dhe të sajën
Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-kandidati për president, Imer Selmani, theksoi në emisionin “24 Analizë” se vendi po përballet me një sfidë të madhe, nëse do të vazhdojë me shumicën e re parlamentare me qeverisjen aktuale apo do të shkojë në zgjedhje të shpejta parlamentare.
Ai beson se Alternativa do të dëshirojë të prezantojë diçka të re dhe autentike në Qeveri dhe për këtë, sipas tij, partitë e tjera në pushtet duhet të kenë durim.
”Nuk është vetëm politika kadrovike, sepse do të ishte keq nëse Alternativa hyn në Qeveri vetëm për shkak të një apo dy ministrave, zëvendësministrave dhe disa drejtorëve, sepse do të kalonj shumë keq në zgjedhjet e ardhshme. Do të jetë mirë për ta dhe për shtetin nëse sjellin diçka të tyren dhe elementë të rinj në Qeveri”, ka theksuar Selmani.