Maqedoni

Nëna nga Shkupi e detyroi vajzën 14 vjeçare në prostitucion, dënohet me 15 vite burg

Nëna që detyroi vajzën e saj të mitur 14-vjeçare të kryente shërbime seksuale u dënua me 15 vite burg, kurse një ish-polic që mori pjesë në këtë vepër u dënua me 18 vjet burg.

Kështu ka vendosur Gjykata e Apelit në Shkup.

E ëma pranoi se e njoftoi vajzën me policin dhe e çoi në shtëpinë e tij, ku ai kryente akte seksuale ndaj vajzës dhe në këmbim nëna mori 2000 denarë.

Edhe ish-polici e ka pranuar fajin, transmeton Lideri.mk.

Gjykata deklaroi se për shkak të peshës së veprës penale, dënimi maksimal është 20 vjet, por për shkak të pendimit, dënimi është 18 vjet burg.