Maqedoni

Sela:12 Gushti na kujton gjithmonë tmerrin dhe trishtimin…

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një postimi në rrjetin social fajsbuk ka kujtuar tmerrin dhe trishtimin e mas akrës së vitit 2001 në Luboten.

“12 Gushti na kujton gjithmonë tmerrin dhe trishtimin e mas akrës së vitit 2001 në Luboten! Mbetet i paharruar kujtimi i 10 jetëve të humbura, jetë të këputura në mes, 20 vite më parë. Nderime, lutje dhe mirënjohje për martirët e masakrës së para dy dekadave në Luboten, civilët që pa pikë faji u burgosën dhe u malltretuan dhe ju dogjën shtëpitë. Kurrë nuk ka liri e paqe pa drejtësi”, është shprehur Sela. (INA)