Sela uron Krasniqin për zgjedhjen kryetar i PDK-së
Zgjedhja e Memli Krasniqit në krye të Partisë Demokratike të Kosovës është lajm shpresëdhënës për subjektin e tij por edhe për politikëbërjen në Kosovë në përgjithësi.
Në emrin tim dhe të Aleancës për Shqiptarët, uroj Memli Krasniqin për detyrën dhe përgjegjësinë e re, duke i dëshiruar suksese në sfidat e reja dhe plotësimin e objektivave programore dhe politike të PDK-së. Përgëzime edhe për anëtarët dhe simpatizuesit e PDK-së për lidershipin e tyre të ri.
Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët