Sela: Qëllimi i Taravarit ka qenë përçarja e partisë
Ish kryetari i ASH-së, Ziadin Sela në Klan Debat me Xhumadije Ibraimi duke folur për ngjarjet brenda kësaj partie, ka deklaruar se kryetari aktual i ASH-së, Arben Taravari vepron me direktiva. AI shoti se me kreun e ASH-së nuk janë ndarë, por se Taravari ka vendosur të mos shkojë në organet partiake.
“Këto janë sjellje tepër të ulëta dhe fëmijërore. Sjellje të nje njeriu që vepron me direktiva dhe nuk vepron ashtu siç duhet dhe i ka hije një kryetari partie”, tha mes tjerash Ziadin Sela.
Sipas tij, Qëllimi i veprimeve politike politike të kreut të ASH-së, kanë qenë përçarja e partisë. Sipas Selës, Taravari ka urdhëruar kryetarët e degëve që të deklarohen në bazë të disponimit të nëndegëve, nëse janë për koalicion me BDI-në apo me opozitën. Veç 4 degë, siç thotë Sela, kanë qenë pro koalcionit me opozitën, ndërsa të gjitha degët tjera kanë pasur mendim që ASH-sa të dalë e vetme në zgjedhje.
“Qëllimi ka qenë që të mabhet evidencë se cilët kanë qenë ato degë, të cilat do t’i bashkangjtieshin qëllimit për ta përçarë ASH-në. Fatkeqësisht në e kam hetuar dhe nuhatja ma ka thënë q ai këtë lojë është duke e bërë nga gjatë kohë”, thotë mes tjerash Ziadin Sela.