June 30, 2024
Maqedoni

Sela porosi VLEN-it: Mosni vëllezër, mos u bëni kukulla të Mickoskit

Sela porosi VLEN-it: Mosni vëllezër, mos u bëni kukulla të Mickoskit

Ziadin Sela tha se liderët e koalicionit VLEN të paketuar kanë shkuar në valixhen e

Mickoskit dhe për këtë ai pati një porosi që siç tha, dëgjoni mesazhin e popullit dhe Frontit Europian, përcjell TV21.

Sela tha se Fornti Europian është ëndrra e të gjithë komuniteteve të cilët jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

“E keni parë Hristijan Mickoski se si i ka bërë planet. I ka bërë planet bashkë ai me VMRO-në, Levicën e të tjerë dhe planit e tij donka që t’i bëjë edhe me disa kukulla që i ka gjetur te shqiptarët që të ngjajnë me ato kukullat ruse”, tha Sela.