May 21, 2024
Maqedoni

Sela për ditën e mësuesit: Ata janë pishtarët e civilizimit, ngritjes dhe zhvillimit të kombit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela përmes një postimi ka vlerësuar lartë figurën e mësuesit shqiptarë në vigjilje të 7 Marsit ditës së mësuesit, duke shkruar se “Ata janë pishtarët e civilizimit, ngritjes dhe zhvillimit të kombit. Janë ata që na japin mësimet e para, që na ndriçojnë të ardhmen dhe e trasojnë rrugëtimin tonë jetësor.

“Ata janë pishtarët e civilizimit, ngritjes dhe zhvillimit të kombit. Janë ata që na japin mësimet e para, që na ndriçojnë të ardhmen dhe e trasojnë rrugëtimin tonë jetësor. Janë më të dashurit, kujtimi më i bukur i jetës, heronjtë e parë për të gjithë ne. Të dashura mësuese e mësues, falemnderit për çdo mund tuajin, për ne dhe për gjeneratat e reja. Urime 7 Marsin, Ditën e Shkollës shqipe!”, ka shkruar Ziadin Sela.(INA)