Sela: Mund të shkojmë edhe vet në zgjedhje
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thotë se ASh është në fazën e zhvillimit të strukturave dhe se këto kanë shkaktuar edhe vonesa në zhvillimin edhe të bisedimeve për koalicionet.
Ai këto komente i ka bërë mbrëmë gjatë një takimi me aktivisët e Tetovës.
Sipas Selës, përçarjet në këtë parti janë menduar shumë më herët duke përmendur edhe humbjen në zgjedhjet lokale në komunën e Bogovinës.
Deputetja Ilire Dauti, duke folur për zhgënjimet në të kaluarën dhe
zhvillimet në parti dhe në procese të ndryshme, tha se me të njejtin elan
do të vazhdohet edhe në të ardhmen./TV KOHA