Sela: Mediat dhe gazetarët, më të rëndësishëm se kurrë dhe nën presion
Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Medias, unë solidarizohem plotësisht me gazetarët tanë, puna e pavarur dhe profesionale e të cilëve është e rëndësishme sa kurrë më parë në një kontekst pandemik. Siç theksohet nga @RSF_inter, situata e mediave po përkeqësohet në 🇲🇰 nën sundimin LSDM-BDI, me presion të shtuar të qeverisë, kërcënime dhe kulturë të vazhdueshme të mosndëshkimit. Reformat thelbësore janë të nevojshme për të krijuar kushte më të mira për gazetarët dhe mediat, pa ndërhyrje, shantazhe dhe shqetësime në lidhje me statusin e tyre socio-ekonomik.