Maqedoni

Sela: Letër vendeve mike të Evropës në shenjë solidarizimi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka shkruar një letër solidarizimi me vendet mike të Evropës që po perballen me vershime ketyre diteve.

“I trishtuar thellë nga pamjet dhe lajmet tronditëse që po na vijnë mëngjesin e sotëm nga Gjermania, Belgjika, Holanda, Luksemburgu dhe Zvicra, të cilat po përballen me vërshime ekstreme që kanë kushtuar me dhjetëra jetë njerëzish të humbura, mbi njëmijë të zhdukur dhe dëme të jashtëzakonshme materiale.

Në këto momente tepër të vështira për këto vende mike, shprehim solidaritetin tonë me familjet e viktimave dhe me të gjithë ata qytetarë që kanë humbur shtëpitë e tyre, ndërsa lutemi që të gjinden sa më shumë të mbijetuar nga personat e zhdukur. Solidariteti evropian në veprim në ditën e sotme është mesazh qëndrueshmërie dhe shpresë”, ka shkruar Sela.