Maqedoni

Sela: Koalicioni ynë me Alternativë është stabil, deputetë të BDI-së do t’i bashkangjiten shumicës së re

Ziadin Sela tha se 12 deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të jenë aty për të siguruar që të formohet shumica e re parlamentare.
Ai tha se koalicioni është stabil dhe me marrëveshje deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Ne jemi përcaktuar me të vetmin qëllim që të sjellim të mirën e qytetarëve. Qeveria duhet të bie në momentin që humb Shkupin dhe kur si total qeveria i humb zgjedhjet në total. Qeveria duheshe të bie edhe më parë, edhe kur shpërtheu skandali më pasaportat. Qeveria duheshe të bie edhe prej ndodhive të fundit në spitalin modular të Tetovës”, deklaroi Sela.
Sela tha se janë edhe shumë skandale të tjera që ka ndodhur me të cilat qeveria është dashur të bie.
“Epilogu i zgjedhjeve është vula e cila dot duhet që duhet t’ua bëj me dije se e kanë tepruar se qytetari ka folur zëshëm”, tha Sela.

Sela: Brenda shumicë së re do të ketë deputetët edhe të BDI-së dhe LSDM-së

Duke folur për shumicën e re, Ziadin Sela tha se ai nuk ka pasur asnjëherë kontakte me kryetarin e Levicës.
Sela tha se duhet të bëhet një shumicë e re për t’i ndalur ata që dhunojnë votuesit dhe lirinë e qytetarit.
“Raundi i parë i zgjedhjeve lokale tregoi që LSDM-ja është në rënie të lirë. Kur flasim për LSDM-në, aty brenda për brenda ka subjekte të cilët assesi nuk do të pranon që në zgjedhjet e parakohshme të shkojnë me një partner të dobët. Disa gjëra janë edhe për shkak për tu ruajtur kombinatorikat, por besoni se do të ketë shumicë të re stabile. Nga e hëna mund të nise procesi i krijimit të shumicës së re. Për të rrëzuar një qeveri t’i duhesh të dorëzosh interpelancë, duhet të diskutohet dhe t’i kesh 61 vota”, tha Sela.
Sela tha se ka edhe eksponentë të BDI-së dhe LSDM-së, të cilët do të jenë brenda shumicë së re.