May 3, 2024
BallinaMaqedoni

Sela : Këta pas pallatit të bardhë ta dinë që ska 61 deputet

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nga tubimi i Frontit Evropian në sheshin e qytetit, tha se sonte sheh në Shkup, popull i cili ndërton ëndërr dhe i cili ka vizion.

Sonte nëpërmjet jush më mirë se gjithkush tjetër besoj na dëgjojnë nga Pallati i Bardhë nuk ka 61. Nuk ka. Nga jeni nisur për t’i ndalë të drejtat e shqiptarëve Për t’i ndalë drejtat e pakicave tjera”, tha Zijadin Sela.
Ai tha se Mickoski i ka bërë planet që bashkë me VMRO-në dhe Levicën, dhe planet e tij dëshiron t’i bëj edhe “me disa kukulla shqiptarë që i ka gjetur. Billalli ka hy te Izeti, e Izeti te kukulla tjetër Bekimi, e Bekimi te Arbeni, e Arbeni te Afrimi. E bashkë paketuara në valixhen e Mickoskit. Mosni vëllezër dëgjoni mesazhin e këtij populli që është bërë bashkë sonte. Fronti Evropian është ëndrra që kanë të gjithë komunitetet këtu në Maqedoninë e Veriut”, tha Sela.
Sela tha se së bashku më 24 prill do ta qojnë Bujarin në rrethinë e dytë dhe në 8 maj do ta sjellin fitoren e Frontit Evropian.