BallinaMaqedoni

Sela: Atë që e nisëm më 27 prill, do ta çojmë deri në fund! Të arriturat shqiptare nuk preken…

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sonte në bashkëbisedim më qytetarët e Gostivarit tha se nuk guxon askush të prek të arriturat shqiptare.

Sela tha se shqiptarët nuk ju binden patronëve të huaj, pasi të drejtat e veta i kanë arritur me sakrificë dhe gjak.

“Përkatësia kombëtare nuk është ndjesi, është ajo se si kanë qënë babai dhe gjyshi im. Ajo se si flet, traditat, kultura, ndaj nuk do lejojmë që të fshihen këto veçori shqiptare. Po e hoqën balancuesin, e prekën e gjuhën, menduan se nuk do të ketë rezistencë dhe shqiptarët do të përballen me aktin e kryer. Por VLEN zgjodhën të mos reagojnë e t’i binden patronit. Nuk ishte rezistenca e 27 prillit vetëm për zgjedhjen e kryetarit të parë të parlamentit, ishte edhe për gjuhën dhe ne jemi të gatshëm ta çojmë këtë punë deri në fund… ASH ka qenë dhe vazhdon të jetë e pakompromisë për ta çuar këtë vend drejt BE-së, ashtu siç e çuam në NATO”, tha Sela.