Sela: Albin Kurti po bën punën e “djallit”, nuk është ai që e kam njohur
Kryetari Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot përsëri ka komentuar deklaratën e mëhershme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut
Sela në “Daily Click” tha se Kurti po e bën punën e djallit dhe nuk është ai që e ka njohur dikur dhe shtoi se, Kurti është i keqinformuar.
“Është i keqinformuar në variantin më të mirë. E ka ambasadorin në Shkup, si mund të keqinformohet? Unë thash në variantin më të mirë, në variantin më të keq, po e bën punën e djallit dhe nuk është ai kryeministër që unë kam njohur dikur, pse? Nuk e di”, tha Sela.
Sela tha se Albin Kurti nuk duhet të ketë dilema se gjykatësit në Maqedoni janë të të njëjtit mentalitet që dhanë dënime për të dënuarit e rastit të Kumanovës dhe shtoi se, është e njëjta mendësi që Agim Islamin e lë në burg, që siç thotë, edhe pse janë të gjitha dëshmitë se ai duhet të jetë i lirë.
Kujtojmë se Albin Kurti më herët patë deklaruar se “nuk ka në Maqedoninë e Veriut ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, dhe nuk ka pasur as në të kaluarën”.