Kosovë

Sekuestrohen 107 kg marijuanë në Kosovë, arrestohet një serb

Sekuestrohen 107 kg marijuanë në Kosovë, arrestohet një serb

Rreth 107 kilogramë marijuanë është kapur dhe sekuestruar ditën e sotme në Kosovë.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë një shtetas serb i identifikuar si M.P i cili drejtonte një kamion “Iveco”, brenda së cilit ndodhej dhe lënda narkotike.

“Në bashkëpunim me oficerët e Doganës së Kosovës, gjatë kontrollimit në dy rezervuarët e derivateve janë gjetur bunkerë të modifikuar, ku në brendi kishte 101 paketime të plastikës me të substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë. Nga Njësia e Forenzikës është bërë sekuestrimi dhe tërheqja e dëshmive, ku pesha e përgjithshme e narkotikëve të sekuestruar ka qenë rreth 107 kilogramë.”- njofton policia e Kosovës.

Po ashtu në cilësi të provave janë sekuestruar edhe një telefon celular, një GPS, disk diagrami i tahografit, një kamion, 95 euro si dhe 2.500 dinarë.

Sakaq policia po heton ngjarjen.

Facebook Twitter Share via Email
Qeveria lavdërohet me kupon fiskal rus, Kovaçevski kërkon falje