May 15, 2024
Maqedoni

Sejdiu: Siç nuk i pengoi Ali Ahmetit të bashkëpunojë me Vuçiçin, ashtu s’na pengon ne të bashkëpunojmë me Kurtin

Ashtu sic nuk e ka penguar Ali Ahmetin të bashkëpunoje më Vuçiçin në çdo fushë edhe neve nuk na pengon të bashkëpunojmë me Albin Kurtin, deklaroi Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Blerim Sejdiu, në emisionin ON Time në TV Koha, i pyetur rreth bashkëpunimit të Lidhjes Europiane për Ndryshim dhe Vetëvendosjes dhe deklaratës së kreut të VV-së, Albin Kurti, se Vetëvendosja nuk është themeluar në RMV.
Sejdiu shtoi se interesante në gjithë këtë është fakti se sa frikë BDI e ka Vetëvendosjen dhe kohës së fundit ka filluar të frikohet nga çdo subject politik dhe këtë frikë ka filluar ta bartë edhe te partitë politike maqedonase, por edhe te ndërkombëtarët.