Seanca për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente vazhdon të dielën në ora 17
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se seanca për zgjedhjen e presidentit do të vazhdojë nesër në orën 17:00, raporton Zeri.info
Ai para deputetëve tha se për shkak të mungesës së kuorumit seanca përfundon tani.
“Seanca do t’i vazhdojë punimet nesër me datën 4 prill në orën 17:00”, tha ai./Zëri