June 16, 2024
Maqedoni

Seanca konstituive e Kuvendit më 28 maj, do të udhëhiqet nga Koxhaxhiku

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, në bazë të Rregullores së Kuvendit, sot mbajti takim me përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e sapozgjedhur, në të cilin me konsensus u vendos që seanca konstituive, pas mbajtjes së zgjedhjeve të njëmbëdhjeta parlamentare, të mbahet më 28 maj 2024, e martë, në orën 11:00, njoftojnë nga kuvendi.

KUVENDI I RMV-SË

Në përputhje me Rregulloren, me seancën konstituive deri në zgjedhjen e kryetarit të ri duhet të kryesojë deputeti më i moshuar. Në përbërjen e sapozgjedhur, ajo është deputetja Merita Kollçi Koxhaxhiku”.

Mitreski i informoi të pranishmit se në rendin e ditës së seancës konstituive,sipas Rregullores, do të jenë tri pika, përkatësisht zgjedhja e Komisionit Verifikues, zgjedhja e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Seanca konstituive, sipas Rregullores së re, zgjat më së shumti tri ditë, ndërsa Kuvendi konstituohet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Në takimin e sotëm, morën pjesë Nikolla Miceski nga Koalicioni VMRO-DPMNE, Oliver Spasovski nga Koalicioni për Ardhmëri Evropiane LSDM, Arbër Ademi nga Koalicioni Fronti Evropian, Halil Snopçe nga Koalicioni VLEN, Borisllav Kërmov nga LEVICA dhe Boban Karapejovski nga ZNAM. Në takim mori pjesë edhe Merita Kollçi Koxhaxhiku, si deputetja më e moshuar, si dhe Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova.