May 18, 2024
Maqedoni

Seanca e Kuvendit në të cilën shqyrtohen amandamentet për Propozim Rregulloren përsëri është ndërprerë

Në Kuvend përsëri është ndërprerë seanca e 131-të në të cilën deputetët deklarohen për amandamentet e parashtruara të deputetëve për Propozim Rregulloren e Kuvendit. Në mesin e tyre janë edhe amandamentet e partisë E majta. Sipas informacioneve nga Kuvendi, për tu deklaruar kanë mbetur edhe tre amandamente.

Pasdite seanca e 131-të ishte ndërprerë disa herë për shkak të incidentit të cilin e shkaktuan deputetët e partisë E majta.

Para pauzës së fundit të dhënë deputeti Dimitar Apasiev përsëri kërkoi ndërprerje të seancës dhe me këpucë ka goditur amandamentet. Apasiev gjithashtu i ofendoi deputetët e pranishëm nga pozita dhe opozita dhe konstatoi se prej sot në Kuvend nuk ekziston demokraci parlamentare.

“Pasi nuk e dimë se për cilin amandament bëhet fjalë, nuk e di si të deklarohem dhe për këtë arsye do të hesht që të bëjmë një minut heshjte për demokracinë, një minut heshtje për demokracinë parlamentare në këtë Kuvend”, theksoi Apasiev.

Deputeti Borisllav Kërmov gjithashtu instistonte që seanca të ndërpritej pas çka ia mori kartelën për regjistrim në sistem nënkryetarit të Kuvendit, Goran Misovski, i cili po e drejtonte seancën dhe hodhi një kuti me letra para tij. Pasi ai bisedoi me të, përsëri e ndërpreu seancën për gjysmë ore.

Paraprakisht seanca gjithashtu ishte ndërprerë pasi deputetët nga E majta vazhdimisht kërkonin që seanca të mos mbahej, gjuanin me letrat e amandamenteve për Propozim Rregulloren e Kuvendit dhe u zgjatën për të kapur inventarin tjetër të tryezës kryesuese.