Rajon - Botë

Scholz: Asetet e ngrira ruse duhet të përdoren për të blerë armë për Kievin

Olaf Scholz ka kërkuar që fitimet nga asetet e ngrira ruse të përdoren për financimin ushtarak të Ukrainës.

“Këto para së gjithash duhet të përdoren për të blerë ato armë dhe municione që Ukraina ka nevojë për të mbrojtur veten”, tha Scholz përpara një samiti të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Ai tha se shpresonte që liderët të bien dakord për këtë çështje, raporton skynews.

“Jam shumë i sigurt se ne po i dërgojmë një sinjal shumë të qartë Putinit. Ai ka bërë llogaritje të gabuara nëse beson se ne nuk jemi në gjendje të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme. Dhe përdorimi i fitimeve të papritura është i vogël, por është komponent i rëndësishëm”, tha ai.

Ndryshe, pasuria e konfiskuar ruse në perëndim kap vlerën e 275 miliardë eurove.