Sasho Mijallkov pritet që sonte të del nga burgu
Sasho Mijallkov megjithatë do të del nga burgu. Gjykata e Apelit ka pranuar ankesën, pasi Gjykata Penale i caktoi paraburgim për rastin “Parcelat në Vodno”, shkruan portali A1on, transmeton gazeta LAJM. Mijallkov pritet që sonte të shkojë në shtëpi sapo burgu i Shutkës ta pranojë vendimin. Vendimi i gjykatësve do të thotë se ata vlerësojnë se Mijallkov nuk do të arratiset nëse mbetet në liri.
“Vendimi ka dalë në gjykatën e shkallës së parë. “Apelimi u la në fuqi, masa e paraburgimit u hoq”, thanë nga Gjykata e Apelit për A1on.
Ndryshe, Prokuroria e Lartë Publike ka paraqitur propozim për refuzimin e ankesës së Mijallkovit për paraburgimin e caktuar për “Parcelat në Vodno”. Për të është ende aktiv vendimi për lirimin e tij nga paraburgimi me hipotekë mbi pasurinë me vlerë 11.106.501 euro.
Prokuroria e Lartë Publike në Shkup sot ka dorëzuar në Gjykatën e Apelit propozim për refuzimin e ankesës së të akuzuarit Mijalkov për caktimin e paraburgimit në rastin Komplote në Vodno”, thonë për A1on.