May 7, 2024
Maqedoni

Sasho Mijalkov sot duhet t’i drejtohet burgut të Strugës

GJYKATA: NUK KA NDRYSHIM PREJ TË HËNËS DUHET TË PARAQITET

Ish shefi e shërbimeve sekrete Sasho Mijalkov, i dënuari me 3 vite burg dhe i fundit prej atyre që pranuan fajësinë në hetimin për rastin “Perandoria”, pre sot fillon dënimin në burgun e Strugës, pas shfrytëzimit të një shtyrjes për arsye shëndetësore.

“Nuk ka ndryshim, personi për të cilin po pyesni duhet të paraqitet të hënën në burgun e Strugës për të filluar vuajtjen e dënimit”, thanë nga Gjykata.

Më 19 gusht, sipas postimeve në rrjetet sociale që u raportuan edhe në media, ish-drejtori i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK) Mijalkov ka festuar lindjen e mbesës së tij në një festë në hotelin Shkup Marriott në prani të shumë njerëzve nga jeta publike dhe e biznesit në vend.

Mijalkov u dënua më 8 korrik. Ai pranoi fajësinë me prokuroren, ndërsa nga një gjykatës në Gjykatën Penale të Shkupit u dënua me 3 vjet burg, i cili vuhet dënimin vetëm natën, në ndonjë nga repartet e hapura të burgjeve, në Strugë, Shkup, Strumicë dhe në burgjet tjera ku ekziston ky opsion. Në një kohë rekord, Mijalkov më pas paraqiti kërkesë në MPB për ndryshim të adresës dhe menjëherë ka marrë adresë të re në Ohër.

Burgu i Strugës ka kapacitet prej 20 deri në 30 të dënuar dhe nuk ka mundësi që ata mes vete të izolohen. Mijalkov në burg do të përballet me ish-njerëzit e tij të afërt, të cilët e ekspozuan në gjykatë. Veçanërisht që në mesin e tyre është edhe Nenad Josifoviq, i cili ka pranuar fjalë për fjalë gjithçka që i është vënë nga shoqata kriminale në “Prandoria”, me në krye me Mijalkovin dhe Kamçevin. Ai do të përballet edhe me Milevskin, i cili, sipas një bisede telefonike të përgjuar, ka llogari për të zgjidhur me të, në lidhje me disa marrëdhënie private me gruan e tij.