Samir Iseni: Alternativa e bën realitet shkollën në Vizbeg, hidhet gurëthemeli
Kryetari i Alterntiva në Butel, Samir Iseni, ka reaguar në lidhje me shkollën e cila do të ndërtohet në Vizbegut.
“Urime fëmijëve dhe gjithë banorëve të Vizbegut. Atë që dikush e premtoi qe 20 vite, ne e arritëm për vetëm 1 mandat. Projekti për ndërtimin e kësaj shkolle pritet të zgjasë një vit e gjysëm. Edhe pse vetëm me një këshilltarë në pozitë në komunën e Butelit, do insistojmë që ky projekt të përfundojë në kohën e caktuar. Kjo nuk është për mburrje, është obligim moral që ua kemi borxh fëmijëve të Vizbegut. Krahas këtij obligimi, kemi edhe obligime të tjera ndaj banorëve të komunës së Butelit, të cilët presim ti realizojmë në kohë sa më të shpejtë”, shkruan Samir Iseni nga Alternativa.