Maqedoni

Sali: Viti i ri me suksese të reja, një tjetër transplant i mëlçisë, veshkave dhe indeve kockore

Viti i ri fillon me një tjetër transplant të mëlçisë, veshkave dhe indeve kockore.

A R04.01.2023 414 Less than a minute

Herët në mëngjesin e sotëm në Klinikën Kirurgjike nisi eksplantimi i organeve, pasi pasditen e djeshme familja e një pacienti me vdekje truri dha pëlqimin për dhurim.

– Dëshira e tyre për t’i dhënë dikujt jetë dhe shëndet, solli sot transplantin e mëlçisë, dy veshkave dhe indeve kockore.

“Falënderoj familjen në emrin tim dhe në emër të të gjitha ekipeve që punuan dhe vazhdojnë të punojnë në 24 orët e fundit”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali.

Njëkohësisht, ai shprehu mirënjohjen e tij për të gjitha ekipet mjekësore që punuan orët e fundit në përgatitjen e dhuruesit, marrësve dhe në sallat e operacionit.

“Vitin e ri e nisim me një akt njerëzimi dhe dashamirësie. Me shpresë dhe besim”, thekson Sali.