Maqedoni

Sali takohet me ministren e jashtme bullgare, dhurohet një mamograf për spitalin e Negotinës

Një mamograf i ri mobil është instaluar në Qendrën Shëndetësore Negotinë, me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Bullgarisë. “Së bashku me ambasadorin, z. Angel Angelov, dhe ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, znj. Teodora Genchovska, sot morëm pjesë në pranim-dorëzimin e kësaj pajisjeje, vlera e së cilës është 140.000 euro”, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Brkim Sali.
Kështu, kjo procedurë diagnostifikuese, po afrohet te gratë edhe në vendbanime më të vogla dhe po fokusohemi në pjesën e preventivës, sepse diagnostikimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë.
“Përparësia e këtij mamografi është se është i lëvizshëm dhe, sipas nevojave, do të vihet në dispozicion edhe të grave të vendbanimeve të tjera më të vogla. Gjithashtu, po ndërmarrim masa për ta reduktuar kohën e pritjes për ekzaminime dhe për orare shtesë për mamografi dhe eho të gjirit. Paralelisht, bashkë me mjekët, institucionet shëndetësore dhe sektorin joqeveritar, do të vazhdojmë me zgjidhjen sistematike të qasjes në terapinë e re inovative, e cila mund ta shpëtojë jetën e shumë pacientëve”, njoftoi Sali pas takimit.