May 3, 2024
Maqedoni

Rama fton liderët shqiptarë të RMV-së në darkë festive

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, të martën ka ftuar të gjithë liderët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut në darkë festive, mëson TS.

Në darkën festive të Edi Ramës nuk pritet të bisedohet për problemet e Maqedonisë së Veriut, por do të jetë vetëm darkë e shtruar nga kryeministri pa asnjë agjendë tjetër.

Deri tani të gjithë liderët shqiptarë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë darkë festive të kryeministrit Rama.