May 8, 2024
Maqedoni

Sali për protestën e mjekëve: Ata do të jenë të ftuarit e mi sot

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, e konsideron protestën e mjekëve legjitime, por jo me kohë, shkruan Alsat.

I pyetur nëse ministria do t’i plotësonte kërkesat e tyre, Sali tha:

“Të gjithë përfaqësuesit e shoqatave e dinë se jemi duke punuar për një model të ri të financimit të kujdesit parësor shëndetësor. Unë mendoj se sot është për të shënuar Ditën e Shëndetit, jo për të protestuar. Ata do të jenë të ftuarit e mi sot dhe do të jem i lumtur t’i shoh si grup në protestë”, tha Sali./ Alsat.mk