June 23, 2024
Maqedoni

Sali: Ofrojmë mbështetje të vazhdueshme në zhvillimin e të gjitha sektorëve

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, sot mori pjesë në takimin e punës së verifikimit të Analizës të Situatës për intervenim në fëmijërinë e hershme, e cila u zbatua nga UNICEF-i në partneritet me Fakultetin Filozofik në Shkup dhe “RISE Institute” nga Washington D.C.

“Në fjalimin tim theksova se Ministria e Shëndetësisë ofron mbështetje të vazhdueshme në zhvillimin e të gjitha sektorëve, me prioritet ndaj kujdesit primar shëndetësor, andaj një numër i madh mjekësh të kujdesit primar kanë kryer një sërë trajnimesh të akredituara për njohjen e hershme dhe intervenimet e hershme për fëmijët me aftësi të kufizuara”, njoftoi Sali.