May 17, 2024
Maqedoni

Sali: Hap kapital për avancimin e specializimeve që do të bëhen në bashkëpunim mes UT-së dhe Spitalit Klinik të Tetovës

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali bashkë me rektorin e UT-së (u.d.), sonte morën pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e dorëzimit të kompetencave të mjekëve dhe profesorëve nga Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Spitali Klinik i Tetovës për ta mentoruar dhe edukuar personelin mjekësor në shtatë fusha të ndryshme të specializimit.
“Ky është një hap kapital për avancimin e specializimeve që do të bëhen në bashkëpunim mes Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Spitalit Klinik të Tetovës dhe bëhet fjalë për gjithsej 20 autorizime për 20 mjekë dhe profesorë, të cilët do të jenë mentorë dhe edukatorë të kuadrit të ri në gjithsej 7 fusha – gjinekologji, pediatri, psikiatri, kardiologji, kirurgji e përgjithshme, mjekësi interne dhe mjekësi familjare”, deklaroi ministri Sali me këtë rast.