Sali Berisha: Kombi krenohet me Amina Nurajn! Misionare e rizgjimit të shqiptarëve në Pazarin e Ri
Nga Sali Berisha
Kombi krenohet me Amina Nurajn!
Misionare e rizgjimit të shqiptarëve në Pazarin e Ri.
Të dashur miq, Amina Nuraj vajza shqiptare nga Pazari i Ri, vetëm në moshën 15 vjeçare mësoi për origjinën e saj shqiptare sepse terrori serb i kishte imponuar familjes së saj si mijëra e mijëra familjeve të tjera të asaj krahine, fshehjen e identitetit të tyre shqiptar.
Amina ndjehet krenare me origjinën e saj dhe ka marrë përsipër misionin fisnik të mësimit të gjuhës shqipe dhe zgjimit të ndërgjegjies kombëtare tek banorët me origjinë shqiptare të Pazarit të Ri.
Ajo është kërcënuar me jetë nga ultranacionalistët serb, por ka qendruar si Norë apo Shotë e vërtetë.
Pas aktit terrorist të falangave të Beogradit dhe rënies në krye të detyrës të heroit të kombit Afrim Bunjaku, Amina deklaroi se ajo ishte e gatshme të veshë uniformën e policisë për të mbrojtur Kosovën nga terroristët serb.
Duke shprehur nderimin tim të thellë për Aminën, atdhetarinë dhe misionin e saj, ju ftoj të lexoni këtë shkrime kushtuar qendrimeve të fundit të kësaj vajze që bën krenar çdo shqiptar.
Vajza shqiptare nga Sanxhaku, Amina Nuraj: Jam e gatshme të veshi uniformën e policisë së Kosovës!
Vajza e re shqiptare, Amina Nuraj, nga Sanxhaku, e cila i ka vënë vetes mision të shenjtë, kthimin, vetëdijesimin e bashkëqytetarëve të saj për gjenezën e përkatësisë kombëtare shqiptare, fillimin e mësimit të gjuhës shqipe dhe deklarimin e hapur kombëtar shqiptar, për t’i shpëtuar asimilimit, ka dërguar një mesazh të fuqishëm mbështetës për aksionin e policisë së Kosovës në veri, kundër grupit terrorist që u zbulua, neutralizua dhe dëbua nga Kosova, duke ra heroikisht në këtë aksion edhe polici Afrim Bunjaku.
Ajo duke shprehur gatishmërinë që edhe personalisht ta vesh uniformën e policisë së Kosovës në mbrojtje të tërësisë territorial nga agresioni serb, shkruan në profilin e saj në Facebook se, djemtë e Adem Jasharit nuk durojnë shkeljen e tokës së shenjtë shqiptare.
“Nuk do të lënë më djemtë e Adem Jasharit shkaun t’ua shkelin tokën”, shkruan ajo.Po ashtu ajo ka rikujtuar terroristët serb se janë mashtruar, se kanë gabuar në llogarinë e tyre sipas së cilës në Kosovë do të futen e të luajnë valle kriminale sin në një shtëpi pa zot, sepse tash Kosova është shtet dhe ka forcën e vetë, kurse ata që kthehen në vendin e krimit do t’a marrin plumbin e ndëshkimit. “Kur të kthehet ushtria në Kosovë…..O shpirtat e mjerë, harruat se Kosova nuk është më si në vitet e nëntëdhjeta. Kur khtehet ushtria në Kosovë”, thotë Amina Nuraj duke kujtuar se tash Kosova ka djemtë dhe vajzat e veta të guximshme që i dalin zot dhe nuk frikësohen ta mbrojnë e të sakrifikohen për shtetin.
Marrë nga Kosova. info