BallinaMaqedoni

Safije Sadiki Shahini: Mbështetje financiare për klubet sportive shqiptare

Zv/ ministrja e sportit Safije Sadiku Shahini, ka njoftuar se, nga fondi prej 8.588.262 eurosh, mbështetje financiare po marrin edhe sportistët dhe klubet shqiptare.

Pra, këtyre ditëve klubet shqiptare në vendin tonë kanë pranuar mbështetje financiare pa aplikuar në Ministrinē e Sportit.

Të gjithë ata klube që janë aktiv dhe dokumentacionet i kanë në rregull, ndërsa në xhirollogaritë e tyre nuk kanë pranuar mbështetje financiare, ministrja e sportit, Safije Sadiku dhe koalicioni VLEN, do të bëjnë çmos që të jenë të përfshira gjatë vitit 2025.
Edhe në komunat tona, Kumanovë – Likovë, klubet sportive: fuboll, karate, shah dhe basketboll, janë pjesë e këtij subvencioni.

Poashtu, vlen të theksohet se, janë ndarë edhe 500 bursa për talentët e rinj sportiv.

Jo rastësisht, sportistët janë ambasadorë të kombit!
U jemi shumë mirënjohës për angazhimin tuaj në sport!
Suksese për të gjithë sportistët dhe klubet sportive!