May 1, 2024
Maqedoni

Sadi Bexheti: Arsyeja pse jam kandiduar sot, janë qytetarët

Kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare, Sadi Bexheti që garon në Komunën e Tetovës I është drejtuar tetovarëve nëpërmes një video porosie.
Bexheti në video porosinë ka thënë se asnjëher nuk e harron Tetovën dhe tetovarët.
Thotë se deri më sot nuk ka kandiduar për t’u lënë hapësirë të rinjëve, por këtë her ka vendosur të kandidojë për shkak kërkesës së shumtë nga banorët e Tetovës.
“ASnjëher nuk e kam harruar vendlindjen, me problemet merrem. Në mëngjes shkoj në punë në Prishtinë dhe në mbrëmje kthehem. Këtu jam i lindur e e kam familjen., fëmijët dhe qytetarët e Tetovës. PRandaj, në këtë moment e ndjej të arsyeshme që duhet me u ndihmu, e shof se qyteti ka nevojë për mua. Gjith qytetarët m’kan pyt, pse nuk del, sepse ke punu dhe nuk e ke mbajt veten, të të shohim edhe njëher”, thuhet mes tjerash në video porosinë.
Ndryshe Sadi Bexheti ka qenë kryetar I Tetovës po me PDSH-në në mandatin 2013-2017.