Sa shumë Politikanë nga Opozita dhe ata në Pushtet po hidhen në zjarr për shqiptarët në Diasporë!
Shkruan: Silvana Begaj
Sot, që kemi votën e Diasporës të mundshme, zëri i tyre po gjëmon kudo. Akuza me njëri tjetrin për proçesin, për transparencën e tij, për manipulimin e mundshëm etj.
Akoma skam dëgjuar të tregojnë çkanë bërë dhe çkanë në plan të bëjnë për Mërgimtarët!
Pse nuk flasin sesi përfaqësia diplomatike nuk ka forcën të mbrojë shtetasit e saj nëpër botë.
Sa të burgosur padrejtësisht, sa të humbur, sa shqiptarë që iu shkelet dinjiteti edhe nga një doganier i thjeshtë.
Por jo! Diaspora është para( dërgesat për nevojat bazike të familjarëve që duhej të mbuloheshin nga shteti) dhe Votë tashmë.
Janë bërë dhe merak Opozita e bashkuar se do manipulohen votat me anë të Ambasadave Shqiptare.
Sa për rikujtesë: As tani dhe as në qeverisjen Tuaj ambasada nuk ka pasur ndonjëherë regjistër me numërin e saktë të shqiptarëve jashtë vendit. Për të mos folur për qasjen dhe problemet e tjera…
Shpresoj të përpiloni një plan për Përkrahjen dhe bashkëpunimin e ngushtë me Diasporën e pas kësaj mendoni për Votën tonë.
#Silvana Begaj
#share
@highlight #SB