June 17, 2024
Opinion

Koha që subjektet politike shqiptare të dalin para sovranit me “Platforma programore” të mirëfillta zgjedhore!

Shkruan: Etem Xheladini

Që nga rënja e sistemit monist për afër tri dekadave e gjysëm, subjektet politike shqiptare ku do në trojet etnike, para sovranit dalin gjithëherë me të njejtat premtime, se do të angazhohen për të drejtat dhe kushte më të mira për jetes të qytetarëve.
Por realiteti dëshmoi për këto vite diçka të kundërtën, pos që politikëbërsit që u pasuruanë, e u bënë milionerë, në mënyra të ndryshme korruptive, gjendja e qytetarëve jo që nuk u përmirsua, por u keqësua aqë shumë, sa që rinia na iku nga vendëlindja për arsye se nuk shohin perspektivë.
Tani shrohet pyetja, a është koha që partit politike shqiptare kudo që jetojnë shqiptarët, para sovranit në zgjedhje të dalin me “Platforma Programore” ku së paku të kenë si mision të tyre këto parime:

1. Arsimi dhe trajtimet mjekësore të jenë falas për gjithë qytetarët.
2. Të mos ketë faturë për energjisë elektrike, energjia elektrike të jetë falas për të gjithë qytetarët e saj.
3. Për të gjithë të porsamartuarit në shtetet ku jetojnë shqiptarët të japinë nga 60.000 Euro prej qeverisë, për të blerë banesat e tyre dhe krijuar familje.
4. Për të sëmuarit që nuk do të kenë mundsi për tu trajtuar në shtetet ku jetojnë shqiptarët, qeveritë t’u jepin fonde për të shkuar jashtë vendit për kurim, duke mbuluar shpenzimet për strehim dhe udhëtim.
5. Për një të ri shqiptar, kur donë të blenë një makinë, qeveria ta financonë me 50% të çmimit pa kamat.
6. Çmimi i benzinës të jetë stabil deri 0,25 Euro për litër.
7. Për të rinjët që nuk mund të punësohen pas shkollimit, shteti tu paguanë pagën mesatare të profesionit sikur të ishin të punësuar deri sa të gjenin një punë.
8. Kur një nënë shqiptare lindi një fëmijë të marrë nga shteti 5000 Euro.
9. Çmimi i bukës të jetë stabil, të kushtojnë vetëm 0,20 Euro.
10. Kualifikimi i shqiptarëve me diploma të jetë së paku 25%.
11. Shteti të realizonë projektin e ujitjes, e ujin për pirje për të gjithë vendëbanimet.
12. Te qytetarët të mos ketë interes për kredi bankare, nga se bankat duhen të jenë shtetërore dhe kreditë për qytetarët duhet të jenë 0% kamatat, të garantuara me ligjë.
13. Politikëbërsve bartës të posteve, duke filluar nga eshaloni i parë, i dytë e deri te i treti, tu verifikohet pasuria që posedojnë, me kushtë që nuk do të kenë të drejtë të blejnë apo përvetsojnë shtëpi, banesë, deri sa të gjithë qytetarët ta kenë të zgjidhur çështjen e banimit.
14. Farmerët (bujqit-blektorët) kur duan të jetonin nga fermat, bujqësia atyre të ju jepenë pajisje, fara dhe bagëti.
15. Të premtojnë që shteti nuk do të marrin burxhe nga jashtë, e rezervat duhet siguruar nga mbrenda, duke arritur në një shumë 150 miliardë Euro (borxhet që posedon shteti të ngrihen globalisht), duke ju konfiskuar pushtetarëve që nga fillimi i pluralizmi e deri tani pasurinë e fitur në mënyrë korruptive jashta ligjore, enorme.

Nëse këto parime për dikënd quhet “Utopi” pyes veten po edhe juve çfarë është Demokracia?