October 4, 2024
Kolumna

Sa shumë atdhetarë e patriota po na shtohen pas lufte!

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Më ka rastisur të lexoja, por edhe të shikoja në ekrane televizive. Më ka rastisur edhe më tepër të lexoja dhe të shikoja edhe shumë postime portale, në fb. etj., gjatë kohës së kampanjave zgjedhore, por edhe jashta kësaj. Secili njeri ka të drejtën e vet personale të aderoj, të simpatizoj, por kuptohet edhe të votojë aty ku dëshironë, sepse vetëm këtë të drejtë nuk guxonë dhe nuk ka të drejtë askush të ia mohoj askujt një gjë të këtillë.

Para luftës së vitit 2001 nuk më kanë habitur aq shumë euforitë patriotike të shumë individve, sepse ishte një liri e shprehjes së lirë çfarë të duash brohorit nëpër tubimie, valvite flamurin kombëtar, shpall heronjë, atdhetarë, patriota e çafëdoqoftë tjetër, Rastin E kishim viti 2001 më herët në Kosovë, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sipas meje rrethanat janë tërësisht ndryshe nga ato të pra luftërave të larpërmendura.

Pse e them këtë. Këtë e them, sepse ishte koha kur atdhetarizmi dhe patrotizmi të tregohej me vepra dhe patriotat dhe atdhetrarët e vërtetë e treguan një gjë të tillë. Ishin ata që rrokën armët në dorë dhe luftuan. Ishte koha kur atdhetarët e vërtetë u plagosën në vijë të zjarrit, ishinë ata që humbën gjymtyrat trupore, ishin ata ( ato) që derdhën gjakun. Ishina ata që flijuan jetën e tyre duke luftuar.

Ishin ata që shkruan historinë më të re të popullit shqiptarë në këtë troje shqiptare të latpërmendura. Ishin bijat dhe bijtë më të dashur të këtij kombi nga të gjitha trojet tona që këtë histori e shkruajtën me gjak dhe tani unë nuk e di se si nuk ju vjenë turp këtyre të vetshpallurëve të tregojnë kaq shumë “patriotizëm”, “atdhetrazizëm” etj.

Një proverbë popullore thotë: “Nëse pitja është ngrërë, tepsia ka mbetur”.
Ka shumë e shumëçka të thuhet dhe të shkruhet për këta disa “atdhetarë”, “patriota” të vetshpallur. Po edhe një gjë tjetër do e them që është thënë dhe shkruar që herët.

Pas përfundimit të luftërave, lindin shumë “heronj” dhe këtë unë arrita të e përjetojë që nga vitet e lartpërmendura e gjer më sot se si lindin atdhetarë”, “patriota” e “heronj” pas lufte sikur këpurdhat kur mbinë pas shiut.

Por, ja që një e tillë ndodhë tek ata që nuk e dinë se jetojmë nuk jetojmë sot as nën thellsinë detit ose në lartsinë e qiellit dhe nuk i dimë gjërat dhe që nuk njihemi mes vete dhe nuk e dimë se kush ishin dje, kush janë sot atdhetarë dhe patriotë të vërtetë e kush janë ” atdhetarë” dhe ” patriotë” të vetshpallurë që turren pas posteve. Pra ky është i vetmi i këtyrye ca maskarenve që nuk e njohin veten se kush janë dhe janë persona pa fije turpi në sy e shpirt.