May 14, 2024
Maqedoni

“Sa ju ka pagu BDI-ja me bo propagandë…” Gazetari Furkan Saliu pyetje Fevziut, Buzhalës, Haxhiut e Kelmendit

Gazetari Furkan Saliu përmes një kronike të përgatitur për PortalX ka thumbuar gazetarët e njohur nga Prishtina dhe Tirana, një pjesë e tyre drejtues mediash që kishin ardhur në seancën ku u votua kryeministri teknik, Talat Xhaferi.

“Ju me na kallxu a ju ka pagu BDI-ja me ardhë këtu me bo propagandë, se këtu nuk po i kalon”, ka qenë pyetja e gazetarit Saliu, që ka vënë në siklet Blendi Fevziun, Baton Haxhiun, Adriatik Kelmendin dhe Berat Buzhalën.

“Kryeministri teknik shqiptar dhe skema propagandistike e Artan Grubit! Buzhala, Fevziu, Haxhiu dhe Kelmendi me VIP trajtim në këmbim të promovimit të eventit?”, ka shkruar ndër të tjera Furkan Saliu. (INA)