May 13, 2024
Kolumna

Sa herë që ka ra dëshmor një shok i luftës

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Në këtë rrëfim L. Arnor- Orizarja rrëfen një ngjarje shumë interesante, por edhe shumë të dhembshme. Ai tregon se si ushtarët kanë ndjerë vetën njëri ndaj tjetrit si vëllezër. Këtë dashuri nuk mund të e harrojnë asnjëherë, sepse në luftë prindër, vëllezër, motra ishim mes vete. Me ata isha gjithnjë së bashku. Çdo gjë e ndanim bashkarisht si në kohën e lirë si në kohën kur ishim në beteja rrëfen L. Arnori.

Njëri tjetrit ia kemi lidhur plagët. Nuk kemi pas aty pranë as nënë, babë, vëllezër e motra, por kemi qenë njëri për tjetrin gjithëçka në çastet më të vështira në luftë.Këtë nuk mund të e harrojë asnjëherë thotë L. Arnor- Orizarja.Pas luftës këtë dashuri që e ndamë së bashku të gjithë në ushtarët e UÇK-së na e humbi politika pas përfundimit të luftës.

Ai në vazhdim rrëfen edhe një gjë shumë të dhembshme kur i vritej ndonjë ushtar ku ishin së bashku në pozicion, por edhe çdo informatë që merrnim për rënien e ndonjë shoku të luftës në Altarin e Lirisë ndjeja shumë dhembje unë, por ndjenin edhe të gjithë ushtarët tjerë të UÇK-së.

Rënia e një dëshmori ishte krenari kur bie në frontin e luftës, sepse në ato çaste ai ujiste tokën e vendlindjes apo të atdheun me gjakun e tij. Ai gjak nuk ishte tjetër gjak. Ishte gjak lirie.

Edhe rënie e një shoku dëshmor na bënte krenar, por për ne ishte një dhembje e madhe shpirtërore që nuk mund të harrohet deri sa të jem në këtë jetë rrëfen L. Arnor -Orizarja një vetran i UÇK-së i plagosur që sot e kësaj dite ka plagën në trup. Ai në fund e përmbyll këtë rrëfim me fjalët se Dëshmorët e Kombit duhet të përkujtohen dhe kurr mos të harrohen.

Gjaku i tyre asnjëherë nuk duhet të shkelet, sepse me gjakun e tyre është shkruar një pjesë e historisë së popullit shqiptarë.